Gjithë Opoja në një vend...

Mirë se vini, regjistrohuni për të qenë aktiv në debatet që zhvillohën në forum.

Opoja forum.

Join the forum, it's quick and easy

Gjithë Opoja në një vend...

Mirë se vini, regjistrohuni për të qenë aktiv në debatet që zhvillohën në forum.

Opoja forum.

Gjithë Opoja në një vend...

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

    Gjeografia e Opojës

    avatar
    Admin
    Admin


    Numri i postimeve : 7
    Join date : 04/02/2011

    Gjeografia e Opojës Empty Gjeografia e Opojës

    Mesazh  Admin Sun Feb 06, 2011 8:51 am

    Opoja ka 19 fshatra, kufizohet më territorin e Prizrenit në veri, në veriperëndim me Zhurin, në lindje me Lezin dhe Struxhen, në juglindje më territorin e Maqedonisë, në perëndim më territorin e Gorës. Është trevë fushore e rrethuar me male. Fundi i fushës fillon rreth 800 m dhe ngritët deri në 1300 m. Vendbanimet shtrihen kryesisht në skajet e fushës, por ka edhe në mesin e saj. Ka klimë malore, rrethohet nga izoterma vjetore 8-10 °C, me reshje mbi 1000 mm. Në fizionominë e fushës mbizotërojnë arat me drithëra : thekër, tërshërë, grurë, misër, patate, livadhe, kullota dhe pyje (ahu, dhusku, etj).

    Opoja është njëra nga tërësitë territoriale malore të Dukagjinit. Depërton thellë në brigjet e Koritnikut dhe Sharrit dhe shtrihet në tërë ujëmbledhësin e Lumit të Opojës ku bashkë më Gorën përfshinë skajin jugor të Dukagjinit ose shkajin jug-perëndimor të Kosovës.

    Opoja gjindet ndërmjet Gorës, Prizrenit dhe Malësisë së Tetovës. Territori i Opojës shtrihet në gjerësinë gjeografike 42º 00' 18" N dhe 42º 09' 04" N dhe në gjatësinë gjeografike 20º 36' 17" E dhe 20º 47' 40" E. Opoja është fushëgropë malore me lartësi mesatare mbidetare 1380 m e cila në krahasim me Gorën që është shumë më e ulët se lartësia mesatare e saj prej 1704 m.
    Si krahinë malore, kompleksi i saj natyror ndryshon dukshëm me kompleksin fushor të Dukagjinit. Prandaj është me interes shkencor që kjo krahinë në veçanti pjesa e saj fizike-gjeografike të studiohet në kuadër të kompleksit të pjesës perëndimore dhe veri-perëndimore të Sharrit.

    Kufiri i Opojës është natyror nga se pjesa dërmuese e tij kalon ujëndarës, kreshtave malore dhe rrjedhave lumore. Territori i Opojës nga jug-perëndimi kufizohet me Gorën, nga veri-perëndimi me Vërrinin e Prizrenit, nga veri-lindja me Seckën dhe nga lindja me Malësinë e Tetovës. I gjithë kufiri është malor përveç me Gorën që është malor-lumor. Nga aspekti teknik, përveç atij me Gorën që është i pastër etikisht, pjesa tjetër është kufi ndërmjet shqiptarëve.

    Kufiri veri-perëndimor kalon nëpër Koritnik, prenë Qafën e Trokonit, vazhdon kodrinave që formojnë ujëndarësin e Lumit të Opojës dhe Lumit të Prizrenit nëpër kuotën 974 m. Ky kufi njëherësh ndanë Fushëgropën e Opojës me anë të Prizrenit. Kufiri veri-lindor kalon nëpër kuotën 1542 m mbi Zaplluxhe, duke vazhduar nëpër ujëndarës të Lumit të Opojës dhe Lumit të Prizrenit, prenë Qafën e Presllopit dhe vazhdon deri te Guri i Zi (1779 m). Pjesa e kufirit nga Guri i Zi deri te Maja Karanikollë, shkëput një pjesë të pellgut të Lumit të Manastrecit me sipërfaqe prej 1,99 km², d. m. th. vetëm këtu një pjesë e territorit të Opojës futet në ujëmledhësin e Lumit të Prizrenit.
    Kufiri lindor fillon nga Maja Karanikollë dhe vazhdon nëpër kurorat malore të Sharrit. Ky kufi ndanë Opojën me rrethinën e Tetovës. Kufiri jugor lëshohet shpateve të Sharrit, duke vazhduar nëpër Lumin e Radeshës dhe duke shkëputur një pjesë të Qytezës së Dragashit (Sharrit), prenë luginën e Lumit të Opojës dhe ngjitet në lartësinë e Koritnikut (apo Pikëllima). Gjatësia e përgjithshme e kufirit është 57,7 km. Kufiri me Gorën është 19,5 km, me Prizrenin 17,5 km, me Maqedoninë 14,5 km dhe me Sreckën 7,2 km.

    Sipërfaqja e Opojës është 126,4 km², e cila në kuadër të territorit administrativ të Komunës së Dragashit është 434 km² ku merr pjesë me 29 %, kurse në kuadër të Kosovës (10 887 km²) merr pjesë 1,16 %. Pjesa qendrorë është sipërfaqe fushore, ndërsa ajo periferike është sipërfaqe kodrinore-malore. Nga cili do skaj malor që shikohet Opoja, tek vëzhguesi krijohet përshtypja se ky rrafsh në formë të një pyke futet në rrëzën e skajit tjetër malor përballë vëzhguesit. Ky është një fenomen që Opojës ia dhuron epitetin e bukurive të rralla natyrore.

    Boshti i gjatë i shtrirjes së Opojës ka drejtim jug-lindje dhe veri-perëndim. Ky bosht bakon Majën Karanikollë me Koritnikun me gjatësi ajrore rreth 17 km, kurse boshti i tërthortë i shrirjes ka gjatësi ajrore rreth 9 km dhe ky bosht bashkon Gurin e Kuq në veri me Zallinën në jug.

      Ora është Fri Apr 26, 2024 3:47 am