Gjithë Opoja në një vend...

Mirë se vini, regjistrohuni për të qenë aktiv në debatet që zhvillohën në forum.

Opoja forum.

    “Bresana” rrëmbeu “Malësorin” në Kodrën e Pajtimit

    Share

    Admin
    Admin

    Numri i postimeve : 7
    Join date : 04/02/2011

    “Bresana” rrëmbeu “Malësorin” në Kodrën e Pajtimit

    Mesazh  Admin prej Fri May 06, 2011 7:35 am

    Prizren, 6 maj – Festivali folklorik “Hasi jehon” ka përfunduar të mërkurën mbrëma, organizuar në Kodrën e Pajtimit në Gjonaj të Hasit për të 22-n herë me radhë.
    Juria profesionale në përbërje nga Dilaver Kryeziut, Rexhep Munishi, Sami Piraj, Isen Didajt dhe Xheladin Kastrati me çmimin “Malësori” ka shpërblyer Shoqërinë kulturo-artistike “Bresana” nga Bresana. Shpërblimin “Malësorja” që vlerësohet si çmimi i dytë e mori SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” nga Romaja e Hasit, ndërsa çmimin e tretë, përkatësisht “Lahutën” e mori ansambli i Gjilanit. Juria profesionale si këngëtarja më e dalluar me shpërblimin “Nexhmije Hoxha” e nderoi këngëtaren Lidije Pasoma nga ShKA “Zëri i Kosovës” nga Fushë-Kosova.
    Haziz Hodaj, kryetar i SHKA “Malësori”, e cila e organizon festivalin, ka thënë në përfundim të natës së tretë se shpërblimi më i madh i takon publikut, i cili për tri net ishte i mrekullueshëm.”Ia dolëm edhe kësaj radhe ta bëjmë një festival që vlerësohet si nga ekspertët, institucionet e kulturës, ashtu edhe nga publiku”, ka thënë Hodaj.
    Gjithashtu juria ka shpërblyer edhe shumë grupe dhe individë për paraqitje në festival. Gjatë tri ditëve të festivalit u paraqitën më se 15 ansamble nga hapësirat shqiptare.

      Ora është Sun Dec 04, 2016 3:17 pm